Master Shkencor

Msc.Menaxhim Biznes

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Master Shkencor në Menaxhim Biznesi ka si qëllim të specializojë studentët në Menaxhimin e Biznesit, si dhe t’i ndihmojë ata për të thelluar njohuritë në fushën e biznesit. Ky program ofron njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike për të menaxhuar dhe drejtuar në mënyrë të suksesshme bizneset dhe për të qënë një punonjës i suksesshëm i tyre. Programi ofron një kurrikul bashkëkohore, e cila është në përputhje me kërkesat e tregut kombëtar dhe ndërkombëtar. Masteri Shkencor në Menaxhim Biznesi është një ndër degët më të kërkuara në tregun profesional dhe plani mësimor i këtij programi u jep mundësinë për t’u formuar profesionalisht të diplomuarve në fushën e ekonomisë, por jo vetëm. Në këtë program studimi mund të studiojnë të gjithë personat e interesuar për t’u përfshirë në Menaxhim. Ky program studimi formon profesionistë të denjë dhe nxit individët kah vendimmarrjes menaxheriale, anashkalimit të risqeve, menaxhimit strategjik, formimin në fushën e projekteve, etj.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi kryesor i programit të studimit Master Shkencor në “Menaxhim Biznes”, është të aftësojë studentët teorikisht dhe praktisht në fushën e Menaxhimit. Ky program studimi është projektuar për:

  • Të nxitur aftësitë menaxheriale. Një nga elementët kyc të studimit të Menaxhimit të Biznesit është krijimi i aftësive menaxheriale, të cilat e kthejnë të diplomuarin në një aset të rëndësishëm për kompaninë.
  • Të nxitur punonjësit dhe drejtuesit në transfermin e dijeve dhe detyrave.
  • Ky program nxit të diplomuarit të krijojnë bizneset e tyre.
  • Të nxitur studentët të formohen në disiplina të ndryshme dhe të marrin njohuri të thelluara në to.
  • Krijimin e kapaciteteve tek punonjësit e kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Zhvillimin e aftësive komunikuese dhe aftësisë për të drejtuar ndërmarrjet dhe kolegët drejt suksesit.
  • Të formojë profesionistë të cilët dinë të përballen me sfidat e tregut.
  • Të formojë profesionistë të cilët mund të menaxhojnë sektore të caktuara të institucioneve shtetërore.
  • Të formuar profesionistë të mirëfilltë në menaxhimin e kompanive, duke filluar që nga komunikimi deri në funksione të tjera menaxheriale si menaxhimi i burimeve njerëzore, vendimmarrja, etj.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program studimi ofron njohuritë e duhura për studentët që dëshirojnë të punësohen në sektorin e biznesit privat dhe institucioneve shtetërore. Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen edhe si konsulentë në fushën e menaxhimit të biznesit, si për shembull në institucionet bankare apo institucionet shtetërore të cilët krijojnë politikat për këtë kategori biznesi. Studentët të cilët përfundojnë këtë cikël studimesh mund të vetëpunësohen, ose të jenë të punësuar në sektorë të ndryshëm, si industria e turizmit, në sektorin bankar, në edukim, në kompanitë prodhuese, në kompanitë B2B, etj. Gjithashtu,  përfundimi me sukses i këtij programi studimi u ofron studentëve mundësi studime të mëtejshme në programe studimi më të thelluara si Doktorature apo Master Ekzekutiv.