Shërbime Sociale dhe Komunitare

Përshkrimi i Programit:

Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit: 4 semestra 120 kredite

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit Diplomë e Ciklit të Parë të Studimeve Bachelor.

Zhvillimi i aftësive këshilluese dhe etikës profesionale, për t’u ardhur në ndihmë individëve me nevoja të ndryshme.

Objektivat kryesore të programit të studimit

  • Thellim i njohurive teorike dhe praktike në fushën e shërbimeve sociale dhe komunitare.
  • Formimi i profesionistëve që punojnë ose synojnë të punojnë në fushën e shërbimeve humane, sociale dhe komunitare si: shëndet mendor, edukim, ndihmë sociale dhe ndërmjetësim, shërbim publik.
  • Zhvillimi i aftësive këshilluese dhe etikës profesionale, për t’u ardhur në ndihmë individëve me nevoja të ndryshme.

Mundësi të mëtejshme studimi Cikli i dytë i studimeve master shkencor

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional:

programe dhe agjensi të ndryshme që kanë në fokusin e tyre shërbimet humane si: mbrojtjen e fëmijëve, çështje të varfërisë, strehimit, prindërimit, abuzimit me substanca narkotike dhe alkolizmit, shëndetit mendor, drejtësisë sociale, edukimit.