Erjonilda Hasrama


Erjonilda Hasrama është lektore në Departamentin e Marketingut në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe jep mësim kurset e Sjelljes Konsumatore dhe Bazat e Marketingut. Ajo është një mësimdhënëse efektive  dhe efiçente me një ekspertizë të provuar në trasferimin e njohurive drejt studentëve, duke i përgatitur ata në mënyrë të suksesshme për edukimin e mëtejshëm dhe sfidat e shekullit të 21-të.

Erjonilda ka njohuri të gjera në të gjitha çështjet e marketingut; dhe zotëron një eksperiencë profesionale në e-marketing dhe marrdhëniet publike si në sektorin privat, atë publik dhe në organizatat jo-fitimprurëse gjithashtu.

Erjonilda Hasrama ka një diplomë në Shkenca Politike (2006) dhe Diplomë të dytë në Drejtësi (2010), pranë Universitetit të Tiranës. Master i Nivelit të Dytë në Administrim Publik (2011), pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Erjonilda është aktive në kërkim dhe ka mbi 10 publikime në konferenca ndërkombëtare dhe revista shkencore, në fushën e marketingut politik, publicitetit, sjelljes konsumatore dhe e-marketing. Gjithashtu ajo është bashkëautore e një libri në fushën e sjelljes konsumatore. Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë Media Sociale dhe pjesmarrja politike në Shqipëri (2017), Sjellja e konsumatore në blerjet online (2017), Ndikimi i publicitetit politik në sjelljen e elektoratit (2016).