Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Forumi i Parë Kombëtar mbi Punësimin Rinor

Qershor 24

FORUMI I PARË KOMBËTAR MBI PUNËSIMIN RINOR

Bashkëpunimi ndër-sektorial për krijimin e mundësive për punësimin e të rinjve!

24 Qershor 2021 | Ora 11:00

Të rinjtë në të gjithë vendin kanë qenë kategoria më e ndikuar nga pandemia COVID-19, me norma të papunësisë pothuajse dyfish të asaj të popullsisë së përgjithshme. Ndërsa rimëkëmbja nga pandemia ka filluar në tregun e punës, punësimi i të rinjve ka qenë më i ngadaltë. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e parë të vitit shkalla zyrtare e papunësisë u rrit në 11.9%, ndërsa tek te rinjtë ajo arriti në 23.3%.

Është pikërisht momenti që aktorët në të gjithë vendin të bashkëpunojnë për të trajtuar këtë sfidë të vazhdueshme. Përpos situatës me pandeminë, është thelbësore t’iu sigurohen të rinjve plane dhe strategji karriere për t’i pajisur ata me qëndrueshmëri, aftësi të transferueshme dhe mbështetje të nevojshme për të lundruar në një treg pune që ndryshon me shpejtësi dhe është konkurrues. Është gjithashtu e rëndësishme që atyre t’iu jepet mundësia e udhëzimit të karrierës, praktikave profesionale, stazheve apo eksplorimit të rrugëve të tjera drejt punësimit.

Forumi i Parë Kombëtar mbi Punësimin Rinor do të adresojë sfidat kryesore për aftësimin e të rinjve dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve, publikë dhe private, për të krijuar partneritete efektive për të rritur punësimin rinor në Shqipëri.

Disa nga temat që do të trajtohen:

  • Nxitja e angazhimit mes të rinjve përmes strategjive të planifikimit të karrierës me në qendër studentin
  • Pajisja e të rinjve me aftësitë dhe trajnimet e nevojshme për të konkurruar dhe përparuar në tregun e punës
  • Bashkëpunimi me aktorët publikë vendorë dhe qëndrorë, organizatat jo-fitimprurëse dhe sipërmarrjen për t’iu mundësuar të rinjve praktikat e duhura profesionale dhe më pas punësimin e tyre
  • Bashkë-dizajnimi i politikave që sigurojnë rrugë për punësim të qëndrueshëm për të rinjtë

Agjenda e Forumit të Parë Kombëtar mbi Punësimin Rinor (salla B017)

Me pjesëmarrjen e:

  • Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, Rektor
  • Prof. As. Dr. Shkëlqim Fortuzi, Dekan i Fakultetit të Biznesit
  • Z. Eduart Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Znj.
  • Z. Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
  • Z. Alban Isteri, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës
  • Z. Pirro Vëngu, Drejtor i Autoritetit Portual Durrës
  • Znj. Edlira Muedini, Menaxhere Projekti, Risi Albania, SDC
  • Znj. Anisa Subashi, Drejtoreshë e Përgjithshme Shërbimit Social, Bashkia Tiranë
  • Përfaqësues të lartë të Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë

Details

Date:
Qershor 24

Venue

Godina nr. 2, Kampusi Universitar, Spitallë