Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Java e Orientimit

Nëntor 2, 2020 - Nëntor 6, 2020

“Java e Orientimit”, e cila këtë vit do të zhvillohet online, është një organizim i Drejtorisë së Administrimit dhe Shërbimeve Akademike, që synon të ndihmojë studentët e viteve të para të njihen me shërbimet studentore, të familjarizohen me platformën online, infrastrukturën e Universitetit, etj. për një fillim sa më të mbarë të vitit të parë të studimeve.

Gjatë kësaj jave, studentët do të marrin informacione të rëndësishme në lidhje me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës,  shërbimet mbështetëse, këshilla për programin e studimit dhe kursin, shkëmbimet studentore përmes programeve Erasmus +, trajnimet, klubet studentore, aktivitetet ekstrakurrikulare, etj.

“Java e Orientimit Online” mund të ndiqet live në ZOOM dhe YouTube (https://www.youtube.com/c/UAMDTV)

Details

Start:
Nëntor 2, 2020
End:
Nëntor 6, 2020