Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Leksion i Hapur “Organizimi i Komunitetit”

Shkurt 12

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me organizata partnere në Shqipëri, organizon më 12 shkurt 2019, ora 10:00 një leksion të hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Pjesë e programit të shkëmbimeve (Professional Fellows Program) tashmë janë bërë 10 organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, të cilat punojnë gjerësisht në zhvillimin dhe organizimin e komuniteteve në nevojë. Këtyre organizata ju mundësohet të mentorohen nga simotrat e tyre në Amerikë për të rritur kapacitetet e tyre dhe për t’u njohur më gjerë me praktikat më të mira të organizimit të komunitetit.

Disa prej përfaqësuesve të këtyre organizatave Amerikane do të vizitojnë Shqipërinë në shkurt 2019, për të rritur shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis tyre. Në kuadër të kësaj vizite, Co-PLAN në bashkëpunim me disa nga OSHC-të pjesë të programit, do të organizaojnë këtë leksion të hapur me qëllim njohjen e studentëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të OSHC-ve të ndryshme me punën në komunitet, sfidat dhe metodat më efektive të hasura.

Mentorët që të prezantojnë janë aktivistë me shumë përvojë të cilët përmes organizatave të tyre kanë ndikuar në zhvillimin e komuniteteve ku operojnë (Mentorët: Wade Rathke, Mark Poeppelman, Brian Silva, Carey Jo Grace). Mendojmë se një aktivitet i tillë do të jetë me tepër interes për studentë, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe akademikë.

Details

Date:
Shkurt 12

Venue

Godina nr. 1, Kampusi Universitar, Spitallë
Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqësia, Spitallë
Durrës, Albania
+ Google Map