Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

“Panairi i Punës dhe i Karrierës” në UAMD!

Qershor 24

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, Bashkinë e Tiranës, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, në datën 24 qershor, në Fakultetin e Biznesit, Spitallë do të organizojë “Panairin e Punës dhe të Karrierës”.

Ky Panair synon të shërbejë si pikëbashkimi për vendosjen e marrëdhënieve konkrete të komunikimit dhe bashkëpunimit midis ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, si dhe për të prezantuar mundësitë që ofron ky treg në Durrës dhe më gjerë.

Në këtë Panair do të marrin pjesë sipërmarrje të rëndësishme nga Bashkitë Durrës, Tiranë, Krujë, Kavajë, etj. si dhe përfaqësues të institucioneve kryesore vendore, përfaqësues të projekteve të bashkëpunimit në fushën e arsimit, formimit profesional dhe punësimit, si edhe zyrat vendore të punësimit.

Kjo ngjarje do të përfaqësojë një mundësi të shkëlqyer ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve si dhe organizatave të ndryshme në të gjithë vendin. Nëpërmjet saj ne besojmë se do të të krijohen mundësitë dhe do të lehtësohen kontaktet direkte të punëdhënësit me punëmarrësit e tyre potencialë.

Po ashtu, kjo ngjarje synon të shërbejë si një mundësi për studentët për realizimin e praktikave të tyre profesionale pranë institucioneve publike, sipërmarrjeve private dhe organizatave të ndryshme.

Gjatë Panairit do të organizohet edhe një Forum Akademik më aktorë të rëndësishëm të botës akademike, sipërmarrjes dhe institucioneve publike, për të diskutuar mbi prirjet e tregut të punës në vitin 2021, përvojën dhe kërkesat e aktorëve të tregut të punës për përmirësimin e kurrikulave studimore, dhe çështje të tjera me rëndësi.

Ju mirëpresim në “Panairin e Punës dhe të Karrierës” më datë 24 qershor!

 

Details

Date:
Qershor 24

Venue

Godina nr. 2, Kampusi Universitar, Spitallë