Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Trajnim: Ngritja e kapaciteteve për edukimin konsumator të studentëve në epokën e ndryshimit klimatik

Nëntor 11, 2020 - Nëntor 13, 2020

Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për edukimin konsumator të studentëve në epokën e ndryshim klimatik”, në datat 11-12-13 nëntor Universiteti “Aleksandër Moisiu” do të zhvillojë një trajnim ndërdisiplinor mbi edukimin konsumator studentor.

Në ditën e parë të trajnimit do të jenë të ftuar Dr. Forcim Kola, që do të flasë për përqëndrimin e politikave ekonomike dhe ato të sektorit të bujqësisë në prodhimin dhe konsumin e shëndetshëm nisur nga përvoja e tij në fushën e Mikrofinancës; si dhe z. Alban Çakalli, fermer që prodhon në mënyrë të shëndetshme varietetet e ndryshme të Superfoods.

Në ditën e dytë do të jetë i ftuar Dr. Valerio Perna, arkitekt, i cili do të flasë për konsumin e qëndrueshëm dhe impaktin e tij mjedisor. Një tjetër fokus i bisedës me të do të jetë lidhja e konsumit të qëndrueshëm me teknologjinë.

Në ditën e tretë të trajnimit, do të trajtohen mundësitë e zhvillimit të projekteve studentore në sipërmarrjen e gjelbër, ku trajner do të jetë Dr. Gentjan Shaqiri nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Gjithashtu, me mbështetjen financiare të Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF) do të themelohet edhe “Sustainability Club”, që do të synojë promovimin e konsumit dhe prodhimit të shëndetshëm nga studentët e UAMD-së, si dhe të mësuarit në komunitet. Klubi do të mbështetet me bazë materiale nga AUF.

Pjesëmarrësit në trajnim do të shpërblehen me një certifikatë.

Konkurs studentor – Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

Në kuadrin e projektit “ Ndryshimi klimatik – konvergjenca midis interesit njerëzor dhe ndryshimit klimatik” të Agjencisë Universitare të Frankofonisë;

të projektit të fituar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës “Rritja e kapaciteteve ndërdisiplinore për edukimin e konsumit të qëndrueshëm të studentëve shqiptarë”;

dhe në bashkëpunim dhe Klubin Studentor “Sustainability Club”;

ftojmë studentët e interesuar të marrin pjesë në konkursin “Konsumi i Qëndrueshëm dhe COVID-19”.

Tematikat:
• Konsumi i shëndetshëm ushqimor dhe COVID-19
• Konsumi i qëndrueshëm dhe perceptimi i hapësirës në pandemi
• Konsumi i qëndrueshëm dhe teknologjia (studimi dhe puna)

Për të marrë pjesë mund të realizoni:
• Një video të shkurtër (2-3) minuta me titra në gjuhën franceze
• Fotografi ose kolazh fotografik
• Poster ose ilustrim
• Një ese të shkurtër prej 250 fjalësh.

Afati
• 30 nëntor 2020

Punimet do dërgohen në e-mail:
Znj. Oliana Sula: olianasula@gmail.com
Znj. Cornelia ROBU: cornelia.robu@auf.org

Tre fituesit do të shpërblehen me një tabletë Samsung Galaxy dhuratë.

Details

Start:
Nëntor 11, 2020
End:
Nëntor 13, 2020