Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Trajnim: “Përgatitja për jetëshkrimin, letrën e motivimit dhe procesin e intervistës”

Janar 21

Sektori i Komunikimit, Alumnit dhe Karrierës, do të zhvillojë trajnimin me temë “Përgatitja për jetëshkrimin, letrën e motivimit dhe procesin e intervistës” me qëllim përgatitjen e studentëve drejt tregut të punës.

Trajnimi do të zhvillohet më datë 21 Janar 2020, në Sallën e Konferencave (Currila) sipas orareve në agjendën në fund të këtij njoftimi. Gjatë trajnimit, studentët do të mësojnë mbi  hartimin e një jetëshkrimi profesional, shkrimin e një letre motivimi si dhe mbi teknikat e procesit të intervistimit.

Në mënyrë që trajnimi të jetë gjithëpërfshirës, ai do të zhvillohet çdo muaj për studentët e të gjashtë Fakulteteve të UAMD. Trajnimi i këtij muaji do të zhvillohet për studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit (FTI).

Ftojmë të gjithë studentët e FTI-së të interesuar për të marrë pjesë në këtë trajnim, që të shprehin interesin e tyre në adresën e e-mail: zyrakarrieresuamd@gmail.com brenda datës 19 Janar 2020.

Ju mirëpresim!

Details

Date:
Janar 21

Venue

Salla e Konferencave, Godina Universitare, Currila