Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Uebinar: “Aftësitë që kërkon tregu i punës në Shqipëri”

Maj 20

Ditën e enjte, ora 11:00 Zyra e Komunikimit, Alumnit dhe Karrierës në UAMD ka kënaqësinë të ftojë të merrni pjesë në uebinarin “Aftësitë që kërkon tregu i punës në Shqipëri”.

Prezanimi i është besuar z. Endri Ndoni, Ekspert Rekrutimesh i AIMS International Albania, kompani lider në vend në fushën e konsulencës për Burimet Njerëzore.

Në dhjetor 2020, AIMS International Albania, ka realizuar një studim me 174 kompani në Shqipëri me fokus impaktin e Covid -19 në kapitalin njerëzor.

Pjesë e objektivave të studimit ishin edhe:

  • Funksionet/Pozicionet e reja që po krijohen dhe kërkohen për të rinjtë
  • Aftësitë më të kërkuara që bizneset kërkojnë për pozicionet e punës fillestare

Gjetjet janë për 6 industri të rëndësishme në Shqipëri si ICT, Banking, Retail, BPO, Digjital/Web dhe Turizëm.

Informacioni gjatë uebinarit do të ndihmojë studentët të kuptojnë nevojat dhe të zhvillojnë aftësi që përmbushin kërkesat e tregut të punës në vend.

 

E enjte, Ora 11:00 

Zoom link:

https://us02web.zoom.us/j/9924789831

Meeting ID: 992 478 983

 

 

Details

Date:
Maj 20