Loading Events

« All Events

“Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen!”

Nëntor 10

Civil Rights Defenders (CRD) është një organizatë ndërkombëtare që punon në vende të ndryshme të botës për mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike. CRD ka regjistruar degën e saj
në Shqipëri prej viti 2013 dhe është fokusuar në këto fusha: aksesi në drejtësi, liria e shprehjes dhe e medias dhe mbrojtja nga diskriminimi. Me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian (EIDHR) dhe në partneritet me Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Institutin për Studime Politike, jemi duke zbatuar projektin ‘’UNË MARR PJESË! ZËRI IM, VOTA IME VLEN!’’. Ky projekt po zbatohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2021 dhe synon të fuqizojë qytetarët dhe në veçanti të rinjtë dhe shoqërinë civile që të angazhohen, të promovojnë, të advokojnë dhe monitorojnë proceset demokratike.

Në kuadër të kësaj nisme do të organizojmë një seri forumesh publike në universitete të ndryshme në Shqipëri, ndër të cilët edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu”. Forumi është planifikuar të zhvillohet në datën 10 nëntor, ora 10:30 në Sallën e Konferencave të Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, Godina nr. 2, Kampusi Universitar, Spitallë. 

Temat që do të trajtohen lidhen me strategjitë për pjesëmarrje politike dhe llogaridhënie, të mirat e pjesëmarrjes së të rinjve në procese politike dhe në zgjedhje, çështje qe i përgjigjen nevojave të komunitetit etj.

Details

Date:
Nëntor 10

Venue

Godina nr. 2, Kampusi Universitar, Spitallë