Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Zgjerimi në BE: Krahasim i procesit të integrimit Europian së Shqipërisë me atë të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë

Janar 28

Në kuadër të projektit “Shqyrtimi i ndikimit të procesit të Integrimit Europian në dimensionin Socio-
Ekonomik të Shqipërisë – duke u bazuar në eksperiencat e vendeve të rajonit”, që po zbatohet nga
Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me organizatën ELIAMEP (Greqi) me mbështetjen e
Drejtorisë së Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU), të Ministrisë së Financave
dhe Ekonomisë, në kuadër të Fondeve IPA të Bashkimit Europian, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në
aktivitetin që do të organizohet në Durrës në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu”, ditën
e mërkurë, 28 janar duke filluar nga ora 10:30 deri në 12:00, me temë për diskutim procesin e
integrimit të Shqipërisë dhe eksperienca e zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit si: Bullgaria, Rumania
dhe Greqia.
Ky aktivitet synon të mbledhë përfaqësues nga universitetet e institucionet akademike të vendit, qendrat
kërkimore, OJF -të lokale dhe qendrore dhe përfaqësues të medias për të diskutuar mbi kostot dhe
përfitimet e procesit të integrimit europian për vendin tonë, me qëllim informimin dhe nxitjen e interesit
për këtë proces dhe shqyrtimin e tij.
Fjalën kryesore do e mbajë Dr. George Siakas, i cili punon që prej 2015 si Drejtor i Hulumtimeve në
Njësinë e Kërkimeve të Opinionit Publik (PORU) në Universitetin e Maqedonisë, në Greqi; i specializuar
në Opinionin Publik dhe në hulumtim politikash. Ai mban gradën Doktor i Shkencave në Politika
Krahasuese dhe ka një eksperiencë të gjatë në hartimin dhe implementimin e projekteve europiane për
zhvillim.
Me rëndësi është dhe prezantimi i punimit: “Procesi e integrimit europian të Bullgarisë dhe Rumanisë”
përgatitur nga Dr. Dimitar Bechev, Drejtor i Institutit Europian të Politikave (EPI), Sofje dhe një nga
kërkuesit më me eksperiencë mbi politikën e Ballkanit dhe marrëdhëniet me BE. Ai ka marrë
Doktoraturën nga Universiteti i Oksfordit dhe angazhohet si lektor e kërkues pranë Universitetit të
Sofjes, Shkollës Londineze të Ekonomisë dhe Shkencave Politike (LSE) apo Universitetit të Harvardit.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut shqiptar për integrimin në BE
si një nxitës i reformave socio-ekonomike dhe të promovojë europianizimin e vendit, duke ofruar
shembuj dhe raste konkrete mbi procesin e zgjerimit të BE-së (para dhe pas procesit të anëtarësimit) të
Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë si vende që kanë përjetuar të njëjtat sfida si vendi ynë. Në kuadër të
kësaj nisme do të zhvillohen dhe pesë aktivitete të tjera të ngjashme në qytete të ndryshme në Shqipëri.

Details

Date:
Janar 28

Organizer

Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike

Venue

Godina nr. 2, Kampusi Universitar, Spitallë