Mbahet në UAMD takimi i radhës i projektit ELA


Më datë 12 tetor, 2018, partnerët e “EduLaw” (ELA – legjislacioni arsimor për mësuesit dhe studiuesit e arsimit), zhvilluan takimin e tyre të radhës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. UAMD është njëri nga 12 universitetet europiane pjesë e projektit dhe po angazhohet në mënyrë që të përmbushë sa më mirë rolin e tij.

Çfarë është ELA (legjislacioni arsimor për mësuesit dhe studiuesit e arsimit)?

Në shoqëritë demokratike, ekziston një nevojë në rritje për bashkëpunim ndërmjet personelit arsimor dhe juristëve. Shumë vendime gjyqësore për çështje të paraqitura nga studentë, individualisht, ose anëtarë të personelit akademik kanë patur lidhje me kufizimin e lirisë së veprimit për çështjet kryesore të arsimit dhe të udhëheqjes së shkollës.

Prandaj, një bashkëpunim efektiv ndërmjet edukatorëve dhe juristëve gjithnjë e më shumë ndikon në çështje të tilla arsimore qendrore, si qeverisja e shkollës, reforma e shkollës, barazia e mundësive arsimore, drejtimi i shkollës dhe shpërndarja e burimeve të pakta.

Në kontrast me këtë dukuri dhe nevojat, ka një mungesë të mjeteve të mësimdhënies dhe të të nxënit për legjislacionin dhe të drejtat në arsim si dhe të metodologjive dhe të qasjeve pedagogjike. Për shkak të bashkëpunimit të kufizuar dhe mjeteve në dispozicion për të nxënit, shumë edukatorë/borde të shkollave dhe juristë nuk janë të angazhuar në bashkëpunim të vazhdueshëm. Ndërdisiplinariteti do të përmirësonte jo vetëm ndërveprimet juristë-edukatorë, por mund edhe të reduktonte proceset gjyqësore për çështjet arsimore.

Përfundimisht, legjislacioni do të mund të përdorej për të mbështetur dhe për të çuar përpara objektivat e politikës arsimore.

Qëllimet e ELA-s

  • të mbështeten vendet partnere për të përditësuar kurrikulat e tyre;
  • të përgatiten më mirë personeli dhe studentët e vendeve partnere për një proces qeverisjeje të shkollës dhe një proces mësimdhënieje të bazuar në të drejtat;
  • të sigurohet një reagim më i mirë ndaj kërkesave për të drejta proaktive në shoqëritë në tranzicion. Objektivat e ELA-s
  • të përmirësohet përgatitja e mësuesve për të zhvilluar një treg pune dhe shoqëri të bazuar në të drejtat;
  • të përmirësohet niveli i kompetencave dhe aftësive në IAL-të Rezultatet e pritshme;
  • një seri modulesh të reja online dhe programe inovative të përgatitjes së mësuesve;
  • përmirësimi i programeve mësimore të mësuesisë dhe të shkencave të edukimit nëpërmjet integrimit më të mirë dhe më të plotë të dimensionit ligjor të arsimit;
  • burime të hapura arsimore;
  • të rritet bashkëpunimi multidisiplinar dhe ndërdisiplinar ndërmjet edukatorëve dhe juristëve;
  • përdorimi i metodologjive dhe qasjeve të reja;
  • qasje inovative për përgatitjen e mësuesve dhe rolin e legjislacionit në arsim;
  • përmirësimi i nivelit profesional të personelit;
  • programe të përgatitjes së mësuesve të harmonizuar me standardet ndërkombëtare