Thirrje për Aplikime – Program Master i Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit


MARIHE – Masteri për Kërkim dhe Inovacion për Arsimin e Lartë, është një program masteri dyvjeçar, nën programin Erasmus Mundus i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Ofron:

  • një program Master cilësior për arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin, nën perspektivë globale;
  • bursa të plota nga Bashkimi Evropian, të hapur për aplikantët nga të gjitha kombësitë;
  • një udhëtim studimi ndër-kulturor 2-vjeçar me kohë të plotë – studentët do të studiojnë në të paktën tre vende të ndryshme;
  • një përvojë intensive trajnimi në grupe të vogla të studentëve të nivelit më të lartë ndërkombëtar;
  • një rrjet ndërkombëtar i institucioneve partnere të njohura, studiuesve, praktikantëve dhe alumni;
  • perspektiva të shkëlqyera të punës (pozicione për doktoraturë, menaxhim i arsimit të lartë, hartimi i politikave etj).

Afati i Aplikimit: 05 Dhjetor 2018.

Aplikoni tani: www.marihe.eu