Hapen thirrjet për mobilitet për stafin akademik në Universitetin “Andrei Saguna”


Hapen thirrjet për mobilitet për stafet akademike nga Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Universitetin “Andrei Saguna”, Rumani për vitin akademik 2018-2019:

4 mobilitet për mësimdhënie dhe trajnim për këto fusha:

 

  • Shkencat Ekonomike
  • Drejtësi dhe administrim publik
  • Psikologji
  • Komunikimi

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie në gjuhën angleze për një javë akademike (5 ditë) në universitetin pritës.

Kohezgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 dite, ku 5 dite janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qendrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri ne 275 Euro.

Kriteret e aplikimit: 

– Kandidati duhet të ketë eksperiencë ne mësimdhënie ne gjuhën angleze dhe pjesëmarrje ne konferenca të organizuara në vendet e BE-së;

– Kandidati duhet të ketë të paktën 2 publikime shkencore në dy vitet e fundit, në vende të Europës perëndimore;

– Kandidati duhet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në nivelin B2.

Përzgjedhja e kandidateve bëhet nga përmbushja e kritereve të caktuara nga universiteti pritës në bazë te meritave dhe përputhjes së kurseve që jepen në universitetin pritës.

Nese jeni të interesuar lutem dërgoni nje CV në anglisht, ku të perfshihen edhe kurset që jepni si dhe dokumentat mbështetëse për kriteret e parashtruara brenda datës 30 Tetor 2018. Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën aurela.cara01@gmail.com, duke kopjuar (cc) cupi.dorinela@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati I Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.