UAMD bëhet pjesë e Rrjetit të Universiteteve Mesdhetare


Universiteti “Aleksandër Moisiu” vazhdon procesin e ndërkombëtarizimitt duke u bërë pjesë e Rrjetit të Universiteteve Mesdhetare (UNIMED).

I themeluar në vitin 1991 rrjeti numëron 112 universitete anëtare, që vijnë nga 23 vende të të dy brigjeve të Mesdheut (deri në qershor 2018). Qëllimi i UNIMED-it është të zhvillojë arsimin dhe kërkimin shkencor në universitetet e rajonit të Euro-Mesdheut për të kontribuar në zhvillimin e tyre shkencor, kulturor, social dhe ekonomik.

UNIMED kryen këto aktivitete në favor të universiteteve anëtare:

  • Promovim të dimensionit ndërkombëtar të universiteteve;
  • Aktivitete planifikimi dhe mbledhje fondesh;
  • Promovim i mobilitetit në rajonin Euro-Mesdhetar, për studentët, studiuesit dhe stafin akademik;
  • Asistencë teknike për rritjen e sigurimit të cilësisë në arsimin universitar;
  • Krijimi i nën-Rrjeteve tematike për të nxitur bashkëpunimin shkencor brenda fushave specifike;
  • Organizimi i takimeve, diskutimeve, seminareve dhe tryezave të rrumbullakëta në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Trajnim për stafin akademik dhe administrativ të universiteteve, veçanërisht për personelin e zyrave të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ky anëtarësim dëshmon edhe njëherë synimin e UAMD-së për t’u shndërruar në një qëndër të rëndësishme kombëtare e rajonale sa i përket bashkëpunimit akademik universitar, kërkimit shkencor, dhe promovimit të vlerave zhvillimore e qytetare në arsimin e lartë.