UAMD dhe Universiteti i Tiranës përqafojnë së bashku vlerat sportive


Në datën 2 nëntor, 2018, në kuadër të aktiviteteve sportive të organizuara nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU), në një atmosferë fair play, u përballën ekipet e volejbollit për vajza dhe minifutbollit për djem të Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe Universitetit të Tiranës.

Studentët e dy universiteteve më të mëdha në vend treguan shpirt të lartë gare, dhe pavarësisht pasionit në fushë apo tifozerisë, ndeshja shërbeu si vitrinë për të afruar studentët me njeri-tjetrin, për t’i nxitur ata të merren me aktivitet fizik, si dhe mbrujtur me vlerat më të mira qytetare e sportive.

UAMD i është bashkuar nismës së FSHSU-së për të promovuar te studentët vlerat thelbësore si: respekti, fryma e ekipit, përgjegjësia dhe këmbëngulja, si dhe nxitur talentin dhe inkurajuar një stil jetese të shëndetshëm.