Pedagogët e UAMD-së pjesëmarrës në Konferencën e UNWTO/UNESCO


Në datat 03-04 dhjetor, 2018, lektoret e Fakultetit të Biznesit Arjeta Hallunovi, Mirela Tase dhe Violeta Aliaj morën pjesë në Konferencën e Tretë të Organizatës Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) dhe UNESCO-s mbi Turizmin dhe Kulturën, që u mbajt në Stamboll, Turqi.

Gjatë seksioneve të konferencës u diskutua për avantazhet e partneritetit global në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit kulturor dhe qyteteve kreative si potenciale për zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të vendeve.
Objektivi kryesor i këtij eventi ishte identifikimi i zhvillimit të konkurencës në turizëm përmes ruajtjes së trashigimisë kulturore dhe efekti në ekonominë lokale dhe qendrore.

Lektorët e UAMD-së takuan Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, z. Mehmet Ersoy, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO Z. Zurab Pololikashvili, me të cilët diskutuan për mundësinë e përfshirjes së një nga qyteteve shqiptare në rrjetin e qyteteve kreative.