Profesoresha amerikane, bashkëbisedim me studentë në UAMD


Dr. Judithanne Scourfield McLauchlan, profesoreshë e asociuar e Universitetit të Floridës së Jugut dhe Drejtoreshë e e Qendrës për Angazhimin Civil në këtë institucion, vizitoi në datën 7 dhjetor, 2018, Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike (FSHPJ) në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Dr. Scourfield McLauchlan u prit në një takim nga Dekani i FSHPJ-jë, Prof. As. Dr. Andon Kume, dy zv. dekanët si dhe anëtarë të tjerë të stafit akademik. Në takim të dy palët diskutuan për mundësitë e leksioneve të përbashkëta online mes dy fakulteteve, shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve.

E ftuara e nderit pati mundësinë gjithashtu të bashkëbisedonte me studentë të Shkencave Politike. Si një personalitet me përvojë të jashtëzakonshme në qeverisje në Shtetet e Bashkuara, ajo iu foli studentëve për Komitetin Ligjor të Senatit Amerikan, Departamentin e Drejtësisë, Shtëpinë e Bardhë, etj. Dr. Scourfield McLauchlan shprehu gjithashtu interes edhe për qëndrimet e studentëve për situatën në Shqipëri.