Vendim i Senatit Akademik


Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD), në mbledhjen e hapur të datës 14.12.2018, ku morën pjesë Këshillat Studentorë të Fakulteteve dhe studentët e ekselencës, në zbatim të kompetencave që i jep ligji, shprehu njëzëri mbështetjen e plotë për kërkesat e paraqitura në protestën studentore dhe vendosi:

  1. T’i kërkojë Administratorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu“ Durrës nxjerrjen e kostos vjetore të studentëve për të parë mundësinë e përgjysmimit të tarifave të studimit.
  2. Heqjen e menjëhershme të çdo pagese shtesë nga ana e studentëve për tërheqjen e vërtetimeve apo dokumentave të tjera nga Sekretaritë Mësimore.
  3. Krahas mbështetjes aktuale, të inkurajojë procedurialisht dhe financiarisht përfshirjen e vazhdueshme të studentëve në kërkimin shkencor brenda dhe jashtë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
  4. Të ftojë Këshillat Studentorë dhe studentët ekselentë në diskutimet për buxhetin e ardhshëm të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, si dhe  në çështje të tjera që lidhen me proçesin  mësimor dhe arritjen e standardeve më të larta akademike.
  5. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen:
  • Administratori
  • Zv. Rektorët
  • Dekanët e Fakulteteve
  • Drejtorët e Drejtorive
  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendimin e gjeni duke klikuar në lidhjen e mëposhtme: