Thirrje për kumtesa: “Sfidat e organizimit dhe funksionimit të qeverisjes vendore në Shqipëri …”


Departamenti Administrim Publik, Fakulteti i Shkencave Politike Juridike, Universiteti “Aleksandër Moisiu, Durrës, në bashkëpunim me Universitetin Sofia Antipolis, Nicë, Francë organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Sfidat e organizimit dhe funksionimit të qeverisjes vendore në Shqipëri në kuadër të reformës administrative”, e cila do të mbahet më 27.03.2019 në Durrës.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është të stimulojë debatin ndërmjet akademikëve, ekspertëve, përfaqësuesve të qeverisjes qëndrore, vendore si dhe grupeve të interesit etj. në mënyrë që të prezantojnë gjetjet e tyre më të rëndësishme për çështjet, problemet e sfidat me të cilat përballen organet e qeverisjes vendore pas implementimit të Reformës Administrative- Territoriale, qëllimi i së cilës është përmirësimi i qeverisjes, aksesi i plotë dhe cilësor i qytetarëve në shërbime publike, demokracia lokale dhe zhvillimi ekonomik lokal.

Për thirrjen për kumtesa klikoni linkun e mëposhtëm: