Websitet më të mira për edukim online pa pagesë


Burimet e web. 2.0 janë të pafundme, veçanërisht kur bëhet fjalë për edukimin . Fatmirësisht shumë prej faqeve ku mund të mësoni janë pa pagesë. Nga historia te programimi, më poshtë gjeni adresat ku mund të navigoni dhe shpenzoni në mënyrë të frytshme pushimet e fundvitit.

Coursera

Coursera.org është një website që ka partneritet me universitete dhe organizata anembanë botës dhe sjell një shumëllojshmëri të temave dhe perspektivave në një data bazë të vetme kërkimi. Çdo kurs në Coursera mësohet nga instruktorë të specializuar nga universitetet më të mira të botës. Kur të përfundoni një kurs do të merrni një Certifikatë elektronike.
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://about.coursera.org/

Khan Academy

Khan Academy ofron një faqe të përdorshme dhe të organizuar mirë me njohuri mbresëlënëse në shumë lëndë të ndryshme. Akademia ofron ushtrime praktike, video mësimore dhe një panele të personalizuar të mësimit që ua mundëson nxënësve të studiojnë me ritmin e tyre brenda dhe jashtë klasës. Ajo trajton lende te ndryshme si matematikë, shkencë, programim kompjuterik, histori, histori të artit, ekonomi. Akademia Khan bashkëpunon me institucione si NASA, Muzeu i Artit Modern, Akademia Kaliforniane e Shkencave dhe MIT për të ofruar përmbajtje më të specializuar.
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://www.khanacademy.org/

Udemy

Kurset falas të Udemy-it janë të ngjashme në konceptin e Coursera-s, por gjithashtu u mundësojnë përdoruesve të ndërtojnë kurse te personalizuara. Duke i lidhur studentët në mbarë botën me instruktorët më të mirë, Udemy ndihmon studentët të arrijnë qëllimet dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://www.udemy.com/

Academic Earth

Academic Earth bashkon kurse të nivelit të lartë nga shumë burime si dhe i rendit kurset sipas lëndës dhe institucionit arsimor, që lehtëson gjetjen e informacionit që kërkoni.
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://academicearth.org/

edX

Një tjetër mundësi për edukimin falas online është edX. Duke sjellë kurse nga shumë institucione, faqja ka informacion mbresëlënës dhe cilësor për të gjithë. Themeluar nga Universiteti i Harvardit dhe MIT në vitin 2012, EdX mbulon një gamë të gjerë temash duke ofruar kurse të cilësisë së lartë nga universitetet dhe institucionet më të mira në botë.
Nëse jeni të interesuar për shkenca kompjuterike, gjuhë, inxhinieri, psikologji, shkrim, elektronikë, biologji ose marketing, edX ka nje kurs për ju!
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://www.edx.org

Stanford Online
Stanford Online është një vend i mrekullueshëm për kurse me cilësi të lartë, edhe pse temat janë disi të kufizuara në krahasim me vendet e partnerizuara me më shumë se një shkollë. Nëpërmjet kurseve online falas, certifikatave të diplomave dhe profesionale, gradave të avancuara dhe programeve të edukimit ekzekutiv, Stanford Online lehtëson angazhimin për nxënësit e moshave, rajoneve dhe prejardhjeve të ndryshme në të gjithë fazat e jetës dhe karrierës .
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://online.stanford.edu/

Harvard Extension

Ashtu si Stanford Online, Harvard Extension përmban kurse edukimi falas online vetëm nga Harvardi. Harvard Extension ju lejon të kërkoni për kurse me certifikatë profesionale. Kjo ju ndihmon nëse qëllimi juaj i edukimit online përfshin certifikimin.
Për më shumë informacion klikoni në linkun:  https://www.extension.harvard.edu/academics/online-campus-courses

Open Yale Courses

Kurset e Hapura Yale ofrojnë video të leksioneve aktuale të kampusit. Disponueshmëria e videos e bën atë një mundësi të shkëlqyer nëse po kërkoni kurse cilësore, por mësoni më mirë duke shikuar sesa duke lexuar. Kurset përfshijnë gamën e plotë të disiplinave të arteve, duke përfshirë shkencat humane, shkencat sociale, shkencat fizike dhe biologjike.
Për më shumë informacion klikoni në linkun:  https://oyc.yale.edu/about

MIT Open Course Wave

MIT ofron një sërë kursesh falas. Nëpërmjet OCWedukatorët përmirësojnë kurse dhe kurrikula, duke i bërë shkollat e tyre më efektive; studentët gjejnë burime shtesë për t’i ndihmuar ata të kenë sukses; dhe nxënësit e pavarur pasurohen me përmbajtje për të trajtuar disa nga sfidat më të vështira në botë që përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm, ndryshimet klimatike, etj.
Për më shumë informacion klinkoni në likun: http://ocw.mit.edu/index.htm

University of Oxford Podcasts

Universiteti i Oksfordit përmban shumë podkaste, shumica e të cilave janë seri leksionesh publike ose leksione nga profesorët vizitorë. Avantazhi i kësaj faqeje të veçantë është se podkastet janë të organizuara në seri duke e bërë të lehtë të regjistroheni në leksione të shumëfishta për një temë të caktuar.
Për më shumë informacion klinkoni në likun: http://podcasts.ox.ac.uk/series

TED-Ed

Çdo gjë në TED-Ed është në mbështetje të të mësuarit – duke ndërtuar një biblioteke në rritje të videove të animuara origjinale për të sjellë një platformë ndërkombëtare për mësuesit dhe studentët kuriozë në mbarë globin në mënyrë që ata të fitojnë njohuri dhe shkathtësi në prezantim.
Për më shumë informacion klinkoni në likun: https://ed.ted.com/

Open Culture

Web 2.0 ofron një numër të mëdh audiosh dhe videosh inteligjente. Open Culture falas dhe disa nga koleksionet kryesore të burimeve përfshijnë:

  • 300 kurse falas online nga universitetet më të mira
  • 1,150 Filma
  • 900 Libra Audio
  • 800 Libra për iPad, Kindle dhe pajisje të tjera
  • 46 gjuhë falas: spanjisht, kinezisht, anglisht, etj.

Për më shumë informacion klinkoni në likun: http://www.openculture.com/