UAMD anëtarësohet në Agjencinë Universitare të Frankofonisë


Asambleja e Përgjithshme e Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF) përmes një letre të dërguar nga Presidenti i saj Sorin Mihai Cîmpeanu bën me dije se ka pranuar Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës si anëtarin më të ri të Agjencisë.

Me qendër në Quebec, Kanada, AUF numëron 812 universitete anëtare, të shtrirë në mbi 100 vende të botës, që nga Afrika, Bota Arabe, Azia Juglindore, Amerika e Veriut, Amerika Latine, Europa Perëndimore, deri në Europën Qendrore dhe Lindore.  Ky rrjet global i arsimit të lartë ka një buxhet vjetor mbi 40 milionë euro.

UAMD e vlerëson anëtarësimin në AUF si një mundësi të shkëlqyer për ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të Universitetit, për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me Universitete në vendet e Europës Perëndimore, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, si dhe për të ndihmuar në përballimin me sukses të sfidave që Universiteti has.

PO ashtu, përmes këtij anëtarësimi UAMD ka fituar akses në mundësi të reja për bashkëpunim në suazën e Agjencisë Universitare të Frakofonisë në Ballkan dhe Europën Qendrore.

Letra e Presidentit Cîmpeanu: