Njoftim mbi përjashtimin ose reduktimin e tarifës vjetore për studentët e ciklit të dytë, viti akademik ’18 – ’19


Universiteti “Aleksandër Moisiu” bën me dije se nga data 10.01.2019 fillon mbledhja e dokumentacionit për studentët e ciklit të dytë që përfitojnë nga përjashtimi apo reduktimi i tarifës së shkollimit sipas kategorive të shtresave sociale parashikuar në VKM-të e nxjerra në fund të Dhjetorit 2018, referuar Fletores Zyrtare 189, miratuar më 26.12.2018 (klikoni për më tepër: “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit pranë Sekretarive Mësimore është  31.01.2019. Dokumentacioni duhet të paraqitet dorazi nga studentët.

Pas dorëzimit të dokumentacionit, vendimi për ata që do të përfitojnë nga reduktimi i tarifës do të merret nga Bordi i Administrimit.