Drejtori Ekzekutiv i ALSE, leksion të hapur në UAMD


Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) dhe Fakulteti i Biznesit organizuan në datë 17 janar, 2019, një leksion të hapur me pjesëmarrjen e z. Artan Gjergji, Drejtor Ekzekutiv i “Bursa Shqiptare e Titujve”(ALSE), me temë: “ Tregjet financiare dhe Bursa Shqiptare e Titujve”.

Në fjalën e tij z. Gjergji, prezantoi Bursën Shqiptare të Titujve si e para bursë titujsh me kapital privat që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu ai prezantoi dhe avantazhet dhe përfitimet e bizneseve, por dhe të individëve nga shërbimet që ofron Bursa Shqiptare e Titujve.

Leksioni i z. Gjergji ngjalli shumë interes dhe pyetjenga studentët por dhe të pranishmit e tjerë, çka ndihmoi për të njohur më mirë fuksionimin e bursës në ekonominë shqiptare.

Takimi midis FASTIP dhe ALSE do të shërbejë si një fillim për zgjerimin e bashkëpunimit përmes zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta shkencore, por edhe të mbështetjes së studentëve me praktika profesionale.