Nisja e karrierës fillon nga dyert e universitetit, ndërsa vitet e studimeve “trupëzohen” në kujtesën tonë gjatë gjithë jetës.
Ndaj, ideja e studentes Elisabeta Miraka u shndëruar në një projekt që konsiston në përmbledhjen dhe botimin e një libri rreth sfidave, arritjeve, përvojave të studentëve të Fakultetit të Biznesit.
Këto tregime i gjejmë në kujtimet tona ndër vitet e studimit dhe na shoqërojnë ngaherë ndaj projekti nismëm mund t’i bashkohen studentët aktualë dhe alumni-t e Fakultetit të Biznesit.
Këto tregime nuk janë “copëza” të mbetura nga vitet e studimeve. Ato i perkasin atyre njerëzve që duan të arrijnë sukses në jetë!
Bashkoju edhe ti këtij projekti! Trego historinë tënde!
Pjesëtarët e Bordit Organizativ për këtë nismë janë:
Elisabeta Miraka, Klea Balla, Ketrina Sota, Anxhela Habilaj, Ladiola Toska, Anglika Qefa, Emigert Hima, Emiljano Blliku, Ergi Tereziu.