“Një vit Klinika e Ligjit UAMD”


Në datë 29 janar, 2019, në Fakultetin e Shkencave Pokitike – Juridike u zhvillua një takim rreth veprimtarisë të Klinikës së Ligjit “UAMD” gjatë vitit të parë të funksionimit të saj.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, pushtetit lokal, organizatave jo-fitimprurëse dhe institucioneve me të cilat Klinika e Ligji bashkëpunon. Të ftuar ishin gjithashtu qytetarë që kanë përfituar nga shërbimet e saj ligjore.

Klinika e Ligjit pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike është krijuar në dhjetor të vitit 2017 dhe pranë saj punojnë avokatë dhe juristë me eksperiencë të gjatë profesionale. Klinika ofron shërbime falas për personat që nuk kanë mundësi për të pasur këshillim ligjor. Avokatët e saj janë të përzgjedhur dhe të trajnuar në çështje të së drejtës së konsumatorit, shëndetësisë dhe ambjentit me qëllim zgjidhjen e çështjeve me impakt sa më të gjerë publik.

Klinika e Ligjit “UAMD” është ngritur si pjesë e rrjetit të Klinikave të Ligjit të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe financohet nga Lëviz Albania.