UAMD pjesëmarrës në seminarin “Mashtrimi me dokumente dhe digjitalizimi”


Zv. Rektori për Anën Mësimore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Prof. As. Dr. Elton Noti si dhe zv. Dekanët për anën mësimore të Fakulteteve përkatës,  morën pjesë në  Seminarin  Ndërkombëtar me temë “Mashtrimi me dokumente dhe digjitalizimi”.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të plotësimit të “Angazhimeve kryesore (kyç) të Bolonjës” dhe të deklaratës të Ministrave të Arsimit të 48 vendeve anëtare, të dakortësuar gjatë Ministerialit të Parisit 2018, ku Shqipëria ka bashkëkryesinë, së bashku me Italinë dhe Francën të një “peer group” mbi “Pajtueshmërinë me Konventën e Lisbonës për Njohjen”.

Në këtë seminar morën pjesë personalitete të arsimit të lartë nga 48 vendet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë, përfaqësues të ministrive apo agjencive respektive të Arsimit të Lartë, si dhe përfaqësues të Komisionit Europian dhe të organizatave ndërkombëtare të fushës.