“Komunikimi total është jetik për suksesin e biznesit tuaj”


Departamenti i Marketingut pranë Fakultetit të Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, në datë 03 shkurt, 2019, organizoi një leksion të hapur me temë: “Formulimi i identitetit të markave dhe roli i tyre në komunikimin masiv: Analizë e rasteve konkrete”.

I ftuar për të ligjëruar mbi këtë temë ishte z. Ervin Qafmolla, Drejtues dhe Menaxher i Marrëdhënieve me Publikun në kompaninë McCann Tirana dhe një nga specialistët më të mirë në vend të marketingut të aplikuar.

Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti ishte njohja e studentëve të profilit “Menaxhim Marketing” me rëndesinë e markës në fillimin dhe vazhdimësinë e aktivitetit të biznesit, si dhe sfidat me të cilat përballen kompanitë mbi vlerën e markës me kalimin e kohës.

Gjatë leksionit, Z. Qafmolla solli shembuj konkretë të fushatave të McCann Tirana dhe theksoi se “Komunikimi total është jetik për suksesin një biznesi”.

Të tjera aktivitete për të eksploruar me studentetët fushën e Marketingut do të organizohen në ditët dhe javët në vijim.