“Organizimi në komunitet”, leksion i hapur në UAMD


Në datë 12 shkurt 2019, Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me organizata partnere në Shqipëri, zhvilloi një aktivitet mbi zhvillimin dhe mbështetjen e komunitetit dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Të ftuar ishin profesorët e nderuar amerikanë Wade Rathke, Mark Poeppelman, Brian Silva dhe Carey Jo Grace. Ata ndanë me studentët përvojat e tyre personale mbi veprimtarinë në këtë fushë duke sjellë shembuj të ndryshimit që sjell zëri i secilit prej nesh në komunitet.

Bashkëbisedimi me studentët ishte shumë intensiv dhe ata shfaqën interes të veçantë për pjesëmarrje në organizata që trajtojnë çështje problematike për shoqërinë shqiptare.

Leksioni i hapur u mbyll me ftesën e miqve nga Shtetet e Bashkuara që studentët të aplikojnë për bursa në faqen zyrtare të Co-Plan, si dhe i inkurajuan ata të aktivizohen në komunitetet e tyre.