UAMD merr pjesë në takimin e AUF-së


Znj. Dorinela Çupi, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve në UAMD, mori pjesë në takimin e Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF) që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë. Përveç UAMD-së në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Mitrovicës dhe atij të Gjakovës.

Përfaqësuesit e universiteteve shqiptare gjatë qëndrimit në Bukuresht u takuan edhe me presidentin e Agjencisë Universitare të Frankofonisë, Mohamed Ketata. Ata biseduan për thellimin e bashkëpunimit dhe mundësinë për pjesëmarrje në projektet e AUF-së.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar UAMD është anëtar i këtij rrjeti universitar ku bëjnë pjesë universitete, kolegje dhe institute kërkimore nga 111 shtete të ndryshme.