Ministrja Shahini takim me studentë dhe autoritete drejtuese të UAMD-së


Në datën 14 shkurt 2019, në mjediset e Godinës më të re të Kampusit Universitar, UAMD mirëpriti Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Besa Shahini, e cila zhvilloi një takim me studentët ekselentë dhe autoritetet drejtuese të Universitetit për të dëgjuar nga afër pyetjet dhe kërkesat e tyre.

Ministrja Shahini, ndërsa foli për Paktin për Universitetin, dëgjoi me vëmendje mendimet e shqetësimet që ngritën studentët e Universitetit të. Ajo nuk mbeti pa vlerësuar punën e mirë e zhvilluar nga Universiteti vitet e fundit dhe përgëzoi udheheqjen e UAMD-së për rritjen cilësore.

Në takim u theksua gjithashtu se së shpejti edhe UAMD do të jetë një nga përfituesit e  shërbimeve të ofruara nga biblioteka digjitale EBSCOhost.