Kim Mehmeti bashkëbisedim me studentë të UAMD-së


Shkrimtari dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti dhe botuesi Naim Zoto, ishin miq në Fakultetin e Edukimit. Në një bisedë me studentët, Kim Mehmeti theksoi se letërsia është arti i krijimit të asaj që i mungon njeriut. Ajo është një rrugë në të cilën shkohet vetvetiu, pa e paramenduar vendmbërritjen. Ajo vjen, ashtu sic dëshiron vetë dhe misteret e artit janë të pamundura për t’u shpjeguar.

“Juve – ju drejtua Kim Mehmeti studentëve, – jeni lexues shumë më të mirë seç isha unë në moshën tuaj. Sepse mes shumë udhësh që mund të merrni, ju zgjidhni leximin. Pikërisht se nuk është një zgjedhje e lehtë, i gjithë procesi bëhet i mrekullueshëm” – pohon autori.