“CleanScore”, firmoset Memorandumi i Mirëkuptimit me AADF-në


Më datë 20 shkurt 2019, në ambjentet e kampusit universitar të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD), Rektorja e Universitetit Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Bashkë-Drejtorët Ekzekutivë të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (The_AADF) Z. Aleksandër Sarapuli dhe Z. Martin Mata, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për vazhdimin e zbatimit të Projektit “CleanScore”.

Nënshkruesit vlerësuan bashkëpunimin e ndërsjellë theksuan se “bashkë mund të arrijmë më shumë se çfarë mund të arrijmë vecc e vecc”.

“CleanScore” synon rritjen e transparencës në vlerësimin e studentëve përmes korrigjimit të automatizuar të provimeve, si dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies përmes zëvendësimit të teksteve aktuale me tekste universitare prestigjioze.Projekti ka gjetur zbatim në institucione të arsimit të lartë publik dhe privat dhe për të parën herë del jashtë kryeqytetit.

Në të njëjtën kohë ka nisur dhe shqipërimi i teksteve akademike të fushës së ekonomisë, të cilat do të jenë në dispozicion të studentëve duke garantuar literaturë cilësore dhe bashkëkohore.