Njoftim lidhur me tarifën e studimit


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës,  iu bën me dije studentëve të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të studimeve, të cilët nuk kanë paguar ende tarifën e studimit, që me fillimin e semestrit të dytë, të paraqiten pranë Degës Ekonomike për të shlyer detyrimet e tyre.
Administratori i Universitetit