UAMD pjesë e projektit ALMARS, Dekani Metalla në Split


Në datat 28.02.2019 dhe 01.03.2019, në ambientet e Fakultetit të Detarisë së Splitit, Kroaci, u organizua takimi fillestar i Projektit ALMARS (kick-off meeting), në të cilin Universiteti “Aleksandër Moisiu” është partner. Në këtë takim morën pjesë Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale, Prof. As. Dr. Osman Metalla dhe Dr. Milidin Bakalli. Projekti drejtohet nga Universiteti i Splitit dhe kohështrirja e tij është Maj 2019 – Dhjetor 2022.

Almars përbën një mundësi të mirë në krijimin e përvojave për bashkëpunimet e mëtejshme në projektet Eramus +, nga të cilat Fakulteti i Studimeve Profesionale mund të përftojë ekspertizë, paisje dhe këmbim eksperience në kërkimin shkencor.

Qëllimi i projektit Almars është të forcoje kapacitetet e edukimit profesional të arsimit në fushën e peshkimit dhe akuakulturës. Ai synon që të bëjë një vlerësim të përgjithshëm të sektorit të peshkimit në Shqipëri, dhe me tej një vlerësim të kurrikulave të degëve që janë më pranë sektorit të peshkimit në mënyrë që në të ardhmen të mbështesin hapjen e një programi Master Profesional të përbashkët ndëmjet Universiteteve të përfshirë në projekt.

Përfaqësuesit e UAMD-së në takim bënë një prezantim në lidhje me universitetin, numrin e fakulteteve, departamentet dhe programet e studimit, si dhe një prezantim më txë detajuar të Fakultetit të Studimeve Profesionale.

Përmes këtij projekti, ndër të tjera, UAMD do të forcojë kapacitetet për:

  • Trainimin e pedagogeve ne metodat e reja të mësimdhënies si dhe përdorimin e softëare-ve dhe aparaturat e peshkimit
  • Krijimin e nje programi te ri në master profesional lidhur me fushën e peshkimit detar dhe implementimin e tij në UAMD
  • Krijimin e qëndrës së trainimit për detarët në Durrës dhe paisjen e saj me paisjet literaturën e duhur

Almars përbën një mundësi të mirë në krijimin e një përvojë për bashkëpunimet e mëtejshme në projektet Eramus + nga të cilat Fakulteti i Studimeve Profesionale mund të përftojë ekspertizë, paisje dhe këmbim eksperience në kërkimin shkencor.