“Si e duam 8 marsin”, seminar sensibilizues në UAMD


Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës zgjodhi që Ditën e 8 Marsit ta kremtojë duke organizuar një seminar sensibilizues për figurën e gruas. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin personalitete nga bota akademike, arti, shoqëria civile, media dhe politika.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Kseanela Sotirofki, i falenderoi të ftuarit për praninë, arritjet e tyre në funksion të forcimit të rolit të gruas në shoqëri dhe fisnikërinë që shëmbëllejnë.

“Jemi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas e asgjë tjetër nuk do të kishte më shumë kuptim, se sa thirrja e gjithëkohshme për të drejta të barabarta mes gjinive. Skeptikët, ata që gruas i japin vetëm një vend në kuzhinë, do të thoshin se kjo s’mund të arrihet kurrë. “Zonja e hekurt” Margareth Thatcher do ta kishte një përgjigje edhe për ta. “Çdo grua që arrin të kuptojë problemet dhe të merret me punët e shtëpisë, di të kuptojë edhe problemet e një shteti”.

Nga ana tjetër, Prof. Sotirofski theksoi që janë gratë ato që bëjnë sakrificat më të mëdha, lënë mënjanë ndjenjat dhe ëndrrat e tyre për të tjerët. “Është ky rezultati i fuqisë që e Mbinatyrshmja na ka falur. Gruaja është nënkresë për ëndrrat e të tjerëve”, përfundoi ajo.

Të ftuarit sollën shembuj nga përditshmëria e tyre duke iu bërë thirrje vajzave studente dhe grave që ta shohin 8 marsin si një moment të madh reflektimi në mënyrë që të drejtat vetjake, shoqërore, ekonomike, kulturore e politike të gruas të forcohen.

�Statistika nga #UAMD
�Thuajse 70 përqind e stafit akademik të UAMD-së janë gra.
�4 prej tyre janë dekane, 15 të tjera përgjegjëse departamenti.
� Më shumë se gjysma e drejtuesve të administratës janë gra.
�Udhëheqësia e këtyre zonjave po e bën UAMD-në Universitetin më të madh, më ndërkombëtarin dhe më cilësorin në vend. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim këto zonja vazhdimisht.
#UAMD #UAMDFrymëzon #8Mars