Forcohet bashkëpunimi me Kolegjin AAB


Fakulteti i Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB priti në një vizitë zyrtare një delegacion nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) i përbërë nga Dekania e Fakultetit të Edukimit, Prof. As. Dr. Griselda Abazi, Zv. Dekania, Dr. Klodiana Leka dhe Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Dr. Anita Muho. Ato u pritën nga Prorektorja Venera Llunji dhe udhëheqëset e Fakultetit të Gjuhës Angleze në AAB, Dekania Aida Alla e Prodekania Uranela Demaj.

Kolegji AAB dhe UAMD kanë një partneritet disa vjeçar dhe, në këtë kuadër, u diskutua për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. U vendos partneritet reciprok për konferencat shkencore ndërkombëtare të radhës, të cilat do të mbahen përkatësisht në muajin qershor në UAMD dhe në shtator në Kolegjin AAB.

Gjithashtu, u diskutua për disa projekte të përbashkëta midis studentëve të gjuhës angleze të Kolegjit AAB dhe atyre të fakultetit të edukimit në UAMD.  Pro-Rektorja për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Venera Llunji, njëherazi edhe ligjëruese në Fakultetin e Gjuhës Angleze, u shpreh se një traditë e tillë duhet të zgjerohet edhe në projekte të tjera në nivel të institucioneve tona.