Hapen regjistrimet për Auditimin e Energjisë në Ndërtesa dhe Transport


Universiteti “Aleksandër Moisiu” njofton se Fakulteti i Studimeve Profesionale, bazuar në nenin 100 të Kushtetutës, në ligjin Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin Nr.124/2015 “Për Efiçencën e Energjisë”, në ligjin 116/2016 “Për Performancën e Energjisë në Ndërtesa” si dhe në ligjin Nr 10081 “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”,

Hap regjistrimet për ndjekjen e Programeve të Studimit të Vazhduar Pasuniversitar për Auditimin e Energjisë në NDËRTESA dhe TRANSPORT.

Regjistrimet do të bëhen nga data 15 Mars 2019 deri në datën 15 Prill 2019.

Kursi fillon në datën 20 Prill 2019, ditën e shtunë, ora 10.00.

Ato kanë një kohëzgjatje prej 104 orësh, me një shtrirje prej 8 fundjavash, sipas sistemit part-time, duke filluar që nga e premtja pasdite (15.00-18.00) dhe e shtunë/e dielë (09.00-14.00).

Kurset do të ketë 30 kredite dhe në përfundim të tyre pjesëmarrësit do të pajisen me një Çertifikatë për kryerjen e programit të studimit të vazhduar pasuniversitar për auditimin e energjisë. Këto çertifikata do të njihen nga ministria përgjegjëse, e cila do të organizojë marrjen në testim dhe paisjen me Liçencën e Audituesit të Energjisë.

Për më shumë info klikoni këtu!