Hapen regjistrimet për programin pasuniversitar “Menaxher i Energjisë”


Universiteti “Aleksandër Moisiu” njofton se Fakulteti i Studimeve Profesionale, bazuar në nenin 100 të Kushtetutës, në ligjin Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin Nr.124/2015 “Për Efiçencën e Energjisë” si dhe në ligjin Nr 10081 “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”,

Hap regjistrimet për ndjekjen e Programit të Studimit të Vazhduar Pasuniversitar për MENAXHER TË ENERGJISË.

Regjistrimet do të bëhen nga data 15 Mars 2019 deri në datën 15 Prill 2019.

Kursi fillon në datën 20 Prill 2019, ditën e shtunë, ora 10.00.

Ai ka një kohëzgjatje prej 104 orësh, me një shtrirje prej 8 fundjavash, sipas sistemit part-time, duke filluar që nga e premtja pasdite (15.00-18.00) dhe e shtunë/e dielë (09.00-14.00).

Kursi do të ketë 30 kredite dhe në përfundim të tij pjesëmarrësit do të pajisen me një Çertifikatë për kryerjen e programit të studimit të vazhduar pasuniversitar për Menaxher të Energjisë. Këto çertifikata do të njihen nga Ministria përgjegjëse, e cila do të organizojë marrjen në testim dhe paisjen me Çertifikatën e Menaxherit të Energjisë.

Për më shumë informacion klikoni këtu!