Në zbatim të nenit “48” të ligjit 80/2015 datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të VKM nr. 782, datë 26.12.2019, Udhëzimit për zbatimin e këtij Vendimi nr.322 datë 14.01.2019, Urdhërit Nr. 41, datë 24.01.2019 dhe Urdhërit Nr. 88 dt. 18.02.2019, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve shpall:
1- Lista e kandidatëve për anëtar të Bordit të Administrimit të UAMD përfaqësues të studentëve, do të publikohet të premten, dt. 22.03.2019.
2-Votimi për kandidatët do të zhvillohet në datën 26.03.2019, nga ora 09-14, në 5 (pesë) qendra të votimit, respektivisht:
Qendra Nr.1, UAMD-Godina Qendrore-FTI+FASTIP;
Qendra Nr.2, UAMD Godina Qendrore-FSP;
Qendra Nr.3, Kampus 1-FE+FSP;
Qendra Nr.4, Kampus 2-FB;
Qendra Nr.5, Kampus 2-FSHPJ.
3-Lista me 3 (tre) kandidaturat më të votuara do të shpallet në ambientet e UAMD dhe në faqen e tij zyrtare në datën 27.03.2019.