Organizohet trajnimi “Shkrimi i një projekti dhe mundësitë e financimit”


Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Europe House dhe lektori i ftuar Klodjan Seferaj ngjallën interes të madh te studentët me Master Klasën “Shkrimi i një projekti dhe mundësitë e financimit”.

Z. Seferaj, ekspert me përvojë në shumë organizata ndërkombëtare, iu shpjegoi pjesëmarrësve fazën e para-përgatitjes së projektit, ngritjen e grupit të punës dhe këshilla të tjera praktike për të hartuar dhe shkruar një projekt fitues.

Studentët e Fakuletit të Shkencave Politike – Juridike dhe ata të Fakultetit të Biznesit u angazhuan në kurs me pyetje dhe propozime konkrete.