Thirrje për Kumtesa: Studentët dhe kërkimi shkencor


Fakulteti i Edukimit i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, organizon konferencën e dytë studentore me tematikë:

“Studentët dhe kërkimi shkencor”

Kjo konferencë synon gjithëpërfshirjen e studentëve për të prezantuar punimet e tyre, për të promovuar idetë, vlerat dhe talentet kërkimore. Konferenca synon nxitjen e dëshirave të tyre për t’u bërë zëri i së ardhmes, promovimin e përpjekjeve në drejtim të përgatitjes së tyre akademike, shkencore dhe profesionale.

PRANIME

Janë të mirëpritur studentë që po kryejnë ose kanë kryer studimet në të gjtha nivelet, vitet dhe programet e studimit.

Abstraktet e punimeve do të dërgohen në adresën: uamdkonferenca@gmail.com

  • Pjesëmarrja në Konferencën Studentore është pa tarifë

DATA TË RËNDËSISHME

  • 07. 05. 2019 (Pranimi përfundimtar i abstrakteve)
  • 20. 05. 2019 (Dërgimi i ftesës dhe njohja me programin e konferencës)
  • 30. 05. 2019 (Zhvillimi i konferencës)

Për pyetje apo informacion më të hollësishëm, lutemi të na drejtoheni në adresën elektronike: uamdkonferenca@gmail.com