Thirrje për pjesëmarrje: “Zhvillimi i letërsisë shqipe në vitet 1945 – 1990”


Departamenti i Letërsisë, pranë Fakultetit të Edukimit në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, në bashkëpunim me Fakultetin Filologjik në Universitetin e Tetovës, Departamentin e Letërsisë shqipe në Fakultetin Filologjik, Universiteti i Prishtinës, Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, ju ftojnë të bëheni pjesë e konferencës së parë ndërkombëtare “Zhvillimi i letërsisë shqipe në vitet 1945 – 1990”, e cila do të mbahet në Durrës, më 10 qershor 2019.

Për data të rëndësishme dhe informacione të tjera klikoni këtu!