Ftesë për pjesëmarrje: Seminaret e Zhvillimit Personal


Sektori i Komunikimit, Alumnit dhe Karrierës (Drejtoria e Administrimit dhe Shërbimeve Akademike) në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës fton studentët e të dy cikleve të studimit, Bachelor dhe Master, si dhe alumni-t e Universitetit të bëhen pjesë e Seminareve të Zhvillimit Profesional, që do të organizohen në Sallën e Konferencave në Currila në datat 14-15 maj, 2019.

Ndër trajnerët e Seminareve të Zhvillimit Profesional do të jenë Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, si dhe Prof. Dr. Stephen Jakobsen, profesor i lidershipit dhe politikave arsimore në Universitetin e Buffalo-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jeni të ftuar të aplikoni për të qenë pjesë duke dërguar CV-në dhe letrën tuaj të motivimit në adresën info@uamd.edu.al. Në fund të dy ditëve, vetëm pjesëmarrësit që do të frekuentojnë çdo modul do të pajisen me certifikatë.

Afati përfundimtar për aplikim është deri më datë: 10 maj, 2019.

Për të parë thirrjen e plotë klikoni këtu