Profesorët nga Anglia dhe Letonia, leksione në UAMD


Në kuadër të Marrëveshjes Ndërinstitucionale që Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka me Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Vidzeme” në Letoni nën komponentin Credit Mobility i programit Erasmus +, Fakulteti i Edukimit mirëpriti Profesoreshën Anžela Jurāne-Brēmane, e cila për një javë trajtoi për studentët tema mbi shkencat sociale dhe të sjelljes.

Po në kuadër të kompontentit Credit Mobility të programit Erasmus +, Profesor Edward Bace nga Universiteti Middlesex në Londër ka zhvilluar mobilitetin për mesimdhënie pranë Fakultetit të Biznesit në UAMD. Gjatë javës së mobilitetit Profesor Bace mbajti leksione në fushën e Financë-Bankës për studentët e Departamentit te Financë-Kontabilitetit.

Gjithashtu Profesor Bace mori pjesë dhe ne Konferencën e 9 Shkencore Ndërkombëtare që organizoi Fakulteti i Biznesit në UAMD me temë “Politikat Ekonomike dhe Integrimi Europian”.