Në datë 14 maj, 2019, u zhvilluan në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës takimi vlerësues i mbylljes së vitit të parë të projektit Erasmus + “Information Technology Governance for Albanian Universities” (ITG4AU).
Projekti është 3 vjeçar (2017-2020) dhe mbështet Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik dhe Universitetin Europian të Tiranës për zhvillimin, përshtatjen dhe zbatimin e një modeli ITG-je për universitetet e tyre dhe rritjen e kapaciteteve në këtë fushë.
Projekti koordinohet nga Universiteti i Ishujve Baleare në Spanjë dhe përfshin 8 institucione partnere në Spanjë, Gjermani, Norvegji, dhe Shqipëri.
Për më tepër informacion mbi ITG4AU: http://itg4au.uib.eu/