Zhvillohet seminari “Vendosja e qëllimeve dhe suksesi”


Sektori i Komunikimit, Alumnit dhe Karrierës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” organizoi ditën e sotme seminarin me temë “Vendosja e qëllimeve dhe suksesi”.

I ftuar ishte z. Eglent Bici, Themelues/ CEO MEI Realty dhe Trajner Suksesi e Zhvillimi Personal, me një përvojë të pasur në sipërmarrje, marketing dhe inovacion.

Gjatë takimit ai ndau me studentët përvojat e tij të sipërmarrjes dhe lidershipit dhe i frymëzoi ata për t’u zhvilluar individualisht për të arritur te suksesi.

Studentët pjesëmarrës nga Fakulteti i Shkencave Politike – Juridike, Fakulteti i Biznesit dhe ai i Edukimit, patën mundësinë që të bashkëbisedonin dhe t’i drejtonin pyetje z. Bici, për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit të tij drejt suksesit dhe këshilla të vyera rreth tejkalimit të vështirësive.

Leksioni i vyer i ditës ishte që të rinjtë kanë energji pozitive dhe transmetimi i saj e bëjnë më të mirë vendin dhe shoqërinë.