Prezantohet në UAMD Fondi “BE për Inovacionin”


Në datë 17 maj,2019, u prezantua në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës programi “BE për Inovacionin” (EU for Innovation), nismë që financohet nga Bashkimi Evropian, Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA) dhe GIZAlbania.

Jorina Kadare, Koordinatore e Projekteve mbi Inovacionin në SIDA, iu shpjegoi pedagogëve, studentëve dhe përfaqësuesve të biznesit, që Fondi i Inovacionit synon të përkrahë StartUp-et dhe Organizatat për Mbështetjen e Inovacionit.

Çdo startup (biznes i ri) inovativ, i cili ka qenë aktiv për 0 deri në 3 vjet, mund të marrë financim deri në 25 mijë Euro. Ndërsa Organizatat për Mbështetjen e Inovacionit, të cilat kanë funksionuar për të paktën 12 muaj, mund të mbështeten me financim deri në 100 mijë Euro.

Për të mësuar rreth Fondit dhe procesit të aplikimit klikoni në në http://euforinnovation.al/ dhe dërgoni aplikimet tuaja deri më 10 qershor 2019.