Komisioneri për të Drejtën e Informimit njeh studentët me platformën pyetshtetin.al


Të marësh informacion publik është një e drejtë e gjithësecilit dhe çdo institucion publike e ka për detyrë ta ofrojë.

Për këtë arsye, me datë 7 qershor, 2019, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhenave Personale në bashkëpunim me Fondacionin Soros organizuan një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, ku i njohën ata me portalin “Pyetshtetin.al”.

Znj. Ardita Shehaj, Drejtore Për të Drejtën e Informimit pranë Komisionerit, iu shpjegoi të rinjve sesi ky portal lehtëson procedurat e dërgimit të kërkesave për informacion publik në rrugë elektronike.

Platforma mundëson, brenda 10 ditëve dhe pa pagesë, marrjen online të informacionit të kërkuar nga institucionet publike.